
Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur kryeministrin e Kosovës, përmes rrjetit social
Policia njofton se i dyshuari është identifikuar dhe lokalizuar nga njësitet policore, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas raportit ditor të forcave të rendit, para arrestimit ai dyshohet se ka kanosur edhe zyrtarët policorë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.