Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve: Transparenca nuk duhet të jetë përjashtim

Gazeta10
03 September 2026 - 11:34

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar sot raportin “Llogaridhënia dhe transparenca e organeve kolegjiale përmes Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, i cili trajton çështjen e transparencës së organeve kolegjiale, përfshirë bordet dhe komisionet, raporton KosovaPress.

Në fokus të raportit është mënyra se si Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative rregullon mbledhjet e këtyre organeve, veçanërisht neni 39.2, i cili përcakton se mbledhjet janë të mbyllura, përveç rasteve kur një ligj specifik parasheh ndryshe.

Shqiponje Gashi nga IKD tha se çështja e mbledhjeve të mbyllura është e rëndësishme për transparencën institucionale, pasi qytetarët duhet të kenë mundësi të kuptojnë jo vetëm vendimin përfundimtar, por edhe procesin përmes të cilit është marrë ai vendim.
“Në fokus të raportit është neni 39.2 i Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i cili mbledhjet e këtyre organeve i përcakton si të mbyllura përveç kur legjislacioni në fuqi parashikon ndryshe. Për Institutin e Kosovës për Drejtësi, kjo çështje është shumë e rëndësishme sepse llogaridhënia nuk lidhet vetëm me publikimin e vendimit përfundimtar apo të procesverbalit, por edhe me mundësinë për të kuptuar se si është zhvilluar diskutimi dhe se si është marrë ky vendim”, tha Gashi.

Gëzim Shala nga IKD tha se problemi kryesor qëndron në faktin se Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative e përcakton mbylljen e mbledhjeve si rregull, ndërsa hapjen e tyre vetëm si përjashtim.

Sipas tij, kjo krijon kufizime edhe për institucionet që kanë vullnet për t’i bërë mbledhjet më transparente.
Mes tjerash, Shala tha se IKD ka një rekomandim për këtë ligj.

Në fund u theksua se mbledhjet e organeve kolegjiale duhet të kenë mundësinë të monitorohen nga qytetarët, mediat dhe shoqëria civile.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.