
Në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” më Drenas, sonte do të vendoset “Ora e pritjes”.
Pasi ekrani me këtë mbishkrim është vendosur tashmë në shumë qytete të Kosovës, plaforma “Liria ka emër” do ta vendosë një të tillë edhe në Drenas.
Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet, për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Sonte, në ora 20:00, në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, do të filloj “Ora e Pritjes”, ora e lirisë për çlirimtarët. Ftohen familjarët e dëshmorëve dhe martirëve, veteranët e invalidët e UÇK-së, asamblistët, OJQ-të dhe qytetarët, të marrin pjesë në nisjen e “Orës së Pritjes”. Ora do të bëj numërimin mbrapa në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.”, ka shkruar Lladrvoci.