
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka telefonuar ambsadorin rus në Beograd Aleksandar Bocan-Harçenko, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, raporton Gazeta10.
Vuçiq ka thënë se kanë biseduar me të për situatën e sigurinës në Kosovë si dhe për veprimet e njëanshme të Kosovës.
“Presidenti Aleksandar Vuçiq sot në një bisedë me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Kosovë dhe Metohi të shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, si dhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Brukselit”, shkruan Danas, transmeton Gazeta10.
Më tej, ai ka thënë se ata e ka informuar për presionet me të cilat po ballafaqohet Serbia si dhe ka përsëritur falënderimin e tij në lidhje me pozicionin rus karshi Kosovës.
“Vuçiq e njoftoi ambasadorin Harçenko për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Metohi dhe presionet me të cilat ballafaqohen serbët dhe Serbia dhe përsëriti mirënjohjen për qëndrimin parimor të Rusisë dhe mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidentit të Republikës”.
Kujtojmë se para pak minutash Lista Serbe ka njoftuar se është tërhequr nga institucionet e Kosovës. / Gazeta10