
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Hashiu ka njoftuar se ka pritur në takim anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku fituan dy medalje të arta dhe një çmim special.
Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme të botës, ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi t’i mirëpres sot anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku fituan dy medalje të arta dhe një çmim special.
Përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme të botës, ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë. Një vend të rëndësishëm në repertorin e tyre e zë muzika e kompozitorëve shqiptarë, të cilën po e prezantojnë para publikut ndërkombëtar.
I përgëzova të gjithë, e në veçanti dirigjentin dhe kompozitorin Memli Kelmendi, për punën dhe përkushtimin me të cilin e kanë bërë “Siparantum”-in të njohur në skenën ndërkombëtare.
Uroj që të vazhdojnë ta nderojnë Kosovën me punën dhe sukseset e tyre.