Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre vatra zjarri përfshijnë Kukësin, flakët aktivizohen në Tërthore dhe Zapod, era vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Gazeta10
05 September 2026 - 15:31

Tre vatra zjarri janë shfaqur mesditën e sotme në Kukës. Dy prej tyre ndodhen në Njësinë Administrative Tërthore, ndërsa vatra e tretë është aktivizuar në fshatin Zapod, në një zonë të thellë malore.

Një nga vatrat në Njësinë Administrative Tërthore ndodhet në Kodër Pecë, në fshatin Përbreg, pak kilometra larg qytetit të Kukësit.

Shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga punonjës të tjerë të Bashkisë Kukës, janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Në Kodër Pecë, zjarri duket se është vënë nën kontroll, ndërsa në Zapod situata paraqitet më e vështirë, pasi përhapja e flakëve favorizohet nga era.

Në ndihmë të zjarrfikësve në Zapod kanë dalë edhe banorët e fshatit, të cilët po kontribuojnë në përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.