Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushaku e LDK-së reagon për testin ‘PISA 2025’, e quan turpi qeveritar

Gazeta10
08 September 2026 - 12:34

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku ka komentuar publikimin e fundit të PISA-së, e cila Kosovën e rendit thuajse në fund.

Sipas saj, rezultatet e PISA 2025 tregojnë se 3 nga 4 nxënës të Kosovës nuk e arrijnë nivelin bazë në matematikë, lexim dhe shkencë.

Postimi i plotë:

PISA 2025, TURPI QEVERITAR

Sot u publikuan rezultatet e Testit të PISA-s 2025, që janë shqetësuese jo vetëm për faktin se Kosova vazhdon të jetë në fund të tabelës, por për mospërmirësimin e njohurive të nxënësve tanë në dhjetë vitet e kaluara. Duhet të na alarmojë ajo që fshihet pas këtyre numrave!

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se 3 nga 4 nxënës të Kosovës nuk e arrijnë nivelin bazë në matematikë, lexim dhe shkencë.

Mendoni pak çfarë do të thotë kjo!

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.