
Përfaqësuesi i Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se janë të gatshëm t’i ndihmojnë serbët e Kosovës me çdo mjet, raporton Gazeta10.
Dodik ka thënë se është me rëndësi të madhe ruajtja e unitetit mes dy shteteve duke iu referuar Serbisë, si dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Më tej ai ka thënë se po ruhen interest e popullit të tyre.
“Republika Srpska është e vendosur dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të fuqishme dhe të ndihmojë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi në çdo gjë.
Është me rëndësi të madhe që të ketë unitet mes dy vendeve tona, Republika Srpska dhe Serbisë, dhe Kishës në ruajtjen e interesave të popullit tone”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10