
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së presidentit.
Kryeziu ka kritikuar Bajramin, duke thënë se ajo nuk mori pjesë në votim, ndërsa më pas ka akuzuar të tjerët për bllokim.
“Ngone Hykmeten… Vet nuk lodhet as me marrë pjesë në votim, e në anën tjetër del dhe akuzon për kinse kush na qenkan bllokuesit”, ka shkruar Kryeziu.
Ajo më tej e ka akuzuar Bajramin dhe deputetët që, sipas saj, refuzojnë të votojnë presidentin, duke thënë se me këtë veprim po i paraprijnë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Bllokuese je ti Hykmete bashkë me shokë, që refuzoni të votoni presidentin dhe i paraprini zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Kryeziu.