
Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka liruar nga detyra drejtorin e Pronës, Gëzim Zogiani, pas arrestimit të tij në aksionin e organeve të drejtësisë.
Prebreza ka bërë të ditur se vendimi është marrë deri në sqarimin e plotë të çështjes nga organet e drejtësisë.
Ai ka theksuar se nuk do të ketë mbrojtje politike për askënd dhe se Komuna do të bashkëpunojë plotësisht me Prokurorinë dhe institucionet e drejtësisë.
Prebreza ka nënvizuar se përgjegjësia do të përcaktohet vetëm nga organet e drejtësisë.