
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad, ku temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike dhe gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Gjini ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Kosovës, përfshirë projektet e ndryshme dhe përkrahjen në proceset integruese.
Sipas Gjinit, pavarësisht situatës aktuale, qytetarët e Kosovës do ta gjejnë rrugën për rikthimin e demokracisë dhe orientimin e vendit drejt zhvillimit e prosperitetit./Gazeta10