
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e parkut të erës në Zatriq të Rahovecit.
Ai tha se Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme dhe se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike.
Parku, në të cilin janë investuar rreth 106 milionë euro, pritet të prodhojë rreth 185 gigavat-orë energji të pastër në vit, duke mbuluar nevojat vjetore për energji të rreth 45 mijë familjeve.
“Ky park është veçanërisht i rëndësishëm edhe për sigurinë tonë energjetike”, tha Kurti, duke e cilësuar projektin si një hap drejt një sistemi energjetik më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.
Të fundit