Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensionet e fundit, KFOR-i në Kosovë: Jemi në koordinim me Prishtinën dhe Beogradin për sigurinë në vend

Gazeta10
05 November 2022 - 21:26

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka thënë se janë në koordinim me Prishtinën dhe Beogradin sa i takon zhvillimeve të fundit në vend, për ta ruajtur paqen dhe sigurinë, raporton Gazeta10.

Në reagimin e tyre bëhet thirrje urgjente që palët të vazhdojnë me dialog konstruktiv dhe t’i tejkalojnë dallime.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në koordinim të ngushtë me liderët në Beograd dhe në Prishtinë si dhe me partnerët ndërkombëtarë për ta ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje urgjente të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv. Sillni përparim në shoqëri” thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Kujtojmë se pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pas suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.