
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haxhiu dhe Kurti nderuan kujtimin e mijëra viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001, në përvjetorin e 25-të të kësaj tragjedie.
Gjatë ditës, homazhe te memoriali “Kosova kujton” pritet të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Memoriali “Kosova kujton” është ngritur në Prishtinë si shenjë solidariteti dhe kujtimi për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA./Gazeta10