Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Kosova qëndron dhe gjithmonë do të qëndrojë me Amerikën

Gazeta10
11 September 2026 - 10:06

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Kurti tha se sulmet e 11 shtatorit 2001 ishin ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike, duke theksuar se numri i viktimave është edhe më i lartë se personat që humbën jetën atë ditë.

“Sot jemi mbledhur këtu për të shënuar përvjetorin e 25 të atyre sulmeve. Para një çerek shekulli, katër avionë ishin shndërruar në armë të shkatërrimit masiv, me pasoja të tmerrshme. 2,977 ishte numri i të vrarëve atë ditë. Por numri i viktimave është edhe më i lartë. Sipas studiuesve, mbi 5,000 persona kanë vdekur nga sëmundjet dhe komplikimet e 11 shtatorit. Dhe mijëra e mijëra të tjerë të mbijetuar vazhdojnë të vuajnë nga këto pasoja”, tha ai.

Kurti e cilësoi 11 shtatorin si sulmin më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së dhe tha se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë në krah të saj, duke e lidhur këtë me përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë.

“Para 25 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan sulmin më vdekjeprurës në historinë e vet. Dhe bota pësoi ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike. Kosova qëndron përkrah SHBA-ve, jo vetëm se SHBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën, sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.