
Një histori e ndodhur, e faktuar dhe e dokumentuar i në Galerinë e Arteve të Prishtinës, vazhdon të jetë e hapur ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” e fotografit Visar Kryeziu, me kuratore Eliza Hoxhën, në kuadër të aktiviteteve të platformës qytetare “Liria Ka Emër” dhe në prag të Marshit për Liri të 12 shtatorit.
Ekspozita sjell një përzgjedhje nga arkivi fotografik i Kryeziut, të realizuar gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 dhe në periudhën menjëherë pas saj, duke rikthyer përmes fotografisë pamje, dëshmi dhe momente të një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.