
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi sulmet e 11 shtatorit mbi Kullat Binjake në 25 vjetorin e kësaj ngjarje që mori jetën e shumë qytetarëve amerikanë.
Osmani përmes një postimi në Facebook tha se Kosova si gjithmonë qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kanë kaluar 25 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit dhe qëndron, si gjithnjë, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç qëndruan ata përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë sonë”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
“Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”. Këto ishin fjalët e Sandy Dahl, bashkëshorte e pilotit të Fluturimit 93 – të rrëzuar më 11 shtator 2001.
Kanë kaluar 25 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sot, Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit dhe qëndron, si gjithnjë, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç qëndruan ata përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë sonë.