
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan sot sallën e Kuvendit të Kosovës pasi kandidatja e saj për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku nuk u votua nga deputetët e LVV-së.
Ariana Musliu Shoshi, nga PDK përmes një postimi në Facebook tha se “sot ranë maskat”. Ajo tha se sot ‘u pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën’.
“Sot ranë maskat!PDK votoi kandidatin për konstituimin e Kuvendit.LVV nuk e votoi.U pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën.TURP!”, ka shkruar ajo.
Ky votim erdhi pasi grupet parlamentare nuk u pajtuan që votimi për nënkryetarë të Kuvendit të mos bëhet në pako, por veç-e-veç.
Çitaku mori 44 vota për, 1 kundër, dhe 56 abstenime.