Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza: Nga sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, çështjen e dërgon në Kushtetuese

Gazeta10
11 September 2026 - 14:08

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pas mosvotimit të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, është deklaruar për media.

Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të i dhurojë vendit institucione,

Pos tjerash, Hamza tha se prej sot, PDK nuk ka asnjë arsye të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

“PDK ishte prezent në Kuvend me qëllim që Kuvendi të konstituohet, që vendi të ketë institucione, mirëpo partia shumicë, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend vendit t’i japë institucione. Vazhdon me veprimet e tyre të papërgjegjshme, joinstitucionale, joshtetërore, jo në dobi të qytetarëve të Kosovës të prodhojë drama, kriza, me shpikë situatë të panjohura me qëllim që të vazhdojë me bllokada. Prej sot Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe ne do ta referojmë, do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të sigurt që afatet kanë përfunduar më 7 gusht”, tha Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.