
Dy seancat e mbajtura sot në Kuvendin e Kosovës kanë dështuar të përmbyllin procesin e konstituimit të Kuvendit.
Seanca e parë, e cila nisi në ora 11:00, nuk arriti të prodhojë rezultat, ndërsa edhe seanca e dytë, e cila ishte paraparë të mbahej nga ora 14:00, dështoi.
Pas këtyre zhvillimeve, seanca konstituive është caktuar të vazhdojë të dielën në ora 10:00.
Deputetët pritet të rikthehen në Kuvend për të vazhduar përpjekjet për konstituimin e këtij institucioni.