Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Vetëvendosje sabotoi pastrimin e Prishtinës, dështoi themelimin e kompanisë “Pastrimi”

Gazeta10
11 September 2026 - 15:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë “sabotuar pastrimin e Prishtinës”, duke dështuar themelimi i kompanisë “Pastrimi”.

“Ja kush jeni ju! Me votën tuaj e latë qytetin në bërllok, lagjet ku jetoni vetë, rrugët ku ecin fëmijët tuaj, familjet tuaja. Krejt qytetarët e Prishtinës i lini në bërllok. Çka mundet njeri me thënë më shumë për ju? Mjerë ata qytetarë që ju kanë votuar dhe ju kanë besuar kur ju keni shitë pallavra se jeni këtu për të mirën e tyre. Besoj që secili votues i juaji sot ndihet i turpëruar kur e sheh çka bëni ju këtu, jo veç me votën tuaj, por edhe me sjelljet në Asamblenë e Kryeqytetit. Marre!, ka shkruar Rama.

Ai tha se mosvotimi për heqjen e bërllokut e kalon çdo “nivel logjike”.

“Mos me votu me u hek bërlloku prej dyerve tona, prej lagjeve tona, prej rrugëve ku ecin fëmijët tanë, e kalon secilin nivel të logjikës. Kjo i bjen me punu kundër vetëvetes! Seriozisht, jeni për studim!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.