Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas dështimit të seancës: PDK të kthehet të dielën, duhet marrëveshje politike për nënkryetarët

Gazeta10
11 September 2026 - 16:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje që PDK-ja të rikthehet në seancën konstituive të Kuvendit të dielën, duke theksuar se përfundimi i procesit kërkon marrëveshje politike ndërmjet partive.

Ai tha se është e nevojshme të shmangen zgjedhjet e reja, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk ka arritur të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti tha se zgjedhja e nënkryetarëve është pjesë e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe se pas zgjedhjes së kryetares Albulena Haxhiu dhe nënkryetarit të parë, Ardian Gola, procesi duhet të vazhdojë me zgjedhjen e katër nënkryetarëve të tjerë.

“Zgjidhja e nënkryetarëve është pjesë e procesit të konstituimit të Kuvendit të Republikës të legjislaturës së 12-të. Paradite zgjodhëm kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun. Sot u zgjodh nënkryetari i parë, Ardian Gola. Unë besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktisë procesin e konstituimit të Kuvendit. Shpresoj që do të vijnë të dielen, në mënyrë që t’i zgjedhim edhe katër nënkryetarë të tjerë dhe mandej të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit”, tha ai.

Kurti theksoi se zgjedhjet e reja duhet të shmangen, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe të kushtueshme.

Sipas tij, për tejkalimin e situatës politike nevojitet një marrëveshje ndërmjet subjekteve politike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.