
Barcelona ka arritur një fitore të lehtë ndaj Almerias me rezultat 2 me 0.
Blaugranët ishin më të mirë se kundërshtari gjatë gjithë ndeshjes mirëpo golat e fitores i gjetën vetëm në pjesën e dytë.
Ndërsa në 45 minutat e parë, sulmuesi polak Robert Lewandowski dështoi të shënoi nga penalltia.
Dy golat e fitores për skuadrën e Xavit i shënuan Dembele, i cili realizoi në minutën e 48-të dhe De Jong, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 62-të.
Ky takim në fakt ishte edhe i fundit për Gerard Piquen si lojtar i Barcelonës në stadiumin mitik “Camp Nou”.
Pique befasoi të gjithë botën e futbollit, e në veçanti drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës kur te enjten njoftoi pensionimin e parakohshëm.
35-vjeçari u përzgjodh si titullar dhe kapiten i Barcelonës për ndeshjen e sotme ndaj Almerias në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Hyrja e tij në fushën e lojës para ndeshjes, u mirëprit ngrohtë nga të gjithë të pranishmit në Camp Nou, duke e duartrokitur dhe thirrur emrin e tij vazhdimisht.
Pi-qué! 👏👏👏
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 5, 2022
Pi-qué! 👏👏👏
Pi-qué! 👏👏👏
Pi-qué! 👏👏👏#Sempr3 pic.twitter.com/N09Eo8IPKd