Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Betimi pas formimit të Qeverisë, Kurti: Do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet

Gazeta10
13 September 2026 - 15:43

Pas votimit të Qeverisë së re, Albin Kurti falënderoi deputetët që mbështetën ekzekutivin e ri, duke u zotuar për realizimin e programit qeverisës.

“Ju falënderoj të gjithë deputetët që votuan për Qeverinë. Shpreh mirënjohjen time, por njëkohësisht edhe zotimin tonë për të mbështetur qytetarët pa dallim dhe për të realizuar me përpikëri të gjitha zotimet tona”, tha Kurti.

Pas kësaj, anëtarët e Qeverisë së re bënë betimin.

“Betohem se do ta kryej me përkushtim e nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do ta respektoj Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Betohem”, thuhet në betimin e Qeverisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.