Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria Kurti 4 – Kabineti i ri me ministrat e vjetër

Gazeta10
13 September 2026 - 16:01

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të zgjedhur qeverinë e re të vendit, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Për qeverinë e re të prezantuar nga Kurti votuan 62 deputetë, ndërsa tetë ishin kundër nga 70 deputetë prezentë.

Screenshot

 

”Urime kryeministër Albin Kurti dhe të gjithë anëtarëve të qeverisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në detyrat tuaja”, tha Haxhiu.

Pas betimit të anëtarëve të qeverisë së re, Haxhiu u mbylli punimet e seancës së jashtëzakonshme.

Kurti tha gjatë fjalës së tij se nuk do të ketë ekspoze të re, ngaqë, siç tha, zgjedhjet e 7 qershorit vetëm sa e kanë ndëprerë qeverisjen e njëjtë.

Në seancë munguan deputetët e PDK-së, LDK-së dhe ata të Aleancës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.