Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri e Gruda: Kurti bëri manovra sipas skenarit të tij, gjithçka qe doli nga ky Kuvend do ta dërgojmë në Kushtetuese

Gazeta10
13 September 2026 - 17:11

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tha se Albin Kurti “gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë manovra politike për ta jetësuar skenarin e tij politik”.

Taniri tha se do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha vendimet nga Kuvendi që u shpall i konstituuar edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja.

“Procedimet e sotme dhe konstatimet e tyre se Kuvendi është i konstituuar janë përtej afateve kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky Kuvend ne do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se ky Kuvend “ka problem me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”.

Ai tha se LVV-ja nuk e ka respektuar afatin kushtetues dhe as afatin e saj të parë politik për konstituimin e Kuvendit.

Gruda tha se LVV-ja po i poshtëron institucionet. Tha se PDK-ja nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Vlora Çitakut për kryetare të Kuvendit.

Deputeti pyeti se “a duhet të mblidhet Kuvendi vetëm kur i teket Vetëvendosjes, apo kemi disa rregulla?”.

Ai tha se PDK-ja do ta konstituojë edhe zgjedhjen e qeverisë së re.

“Ky Kuvend është formuar me pikëpyetje të mëdhaja kushtetuese”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.