
Sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut, do të protestojnë serbët, raporton Gazeta10.
Kjo protestë është thirrur nga Lista Serbe, e cila i ka tre kërkesa.
“Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri”, janë tri kërkesat e paraqitura.
Deri te protesta e sotme ka ardhur pas shkarkimit të drejtorit rajonal të policisë në veri Nenad Gjuriqit.
Gjatë ditës së djeshme Lista Serbe, njoftoi për tërheqjen nga institucionet e Kosovës.
Si rezultat, një numër policëve serbë i hoqën uniformat./Gazeta10.