
Gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku, gjatë raportimit direkt nga Haga, bëri të ditur se është shtuar prania e forcave të rendit në afërsi të Gjykatës Speciale.
Sadiku tha se forcat policore janë pozicionuar vetëm pak metra nga vendi ku pritet të nisë nata e pritjes, në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së.
Në Hagë tashmë vërehet prani më e shtuar e forcave të rendit, ndërsa interesimi dhe pritjet janë të mëdha para seancës së nesërme.