
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka kërkuar që ora e parë e mësimit më 16 shtator t’i kushtohet UÇK-së, luftës për çlirimin e Kosovës dhe sakrificës së qytetarëve. Nxënësit do të njihen edhe me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Nisma synon të forcojë njohuritë mbi historinë e vendit dhe rëndësinë e lirisë, paqes e kujtesës historike.
