Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mulliqi: Flas në emër të shqiptarëve në Amerikë, çdo vendim tjetër përveç lirimit të heronjve tanë është i padrejtë

Gazeta10
15 September 2026 - 19:23

Gino Mulliqi nga organizata Albanians for America, në një lidhje direkte nga Uashingtoni për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka folur për pritjet e shqiptarëve në Amerikë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Muliqi tha se shqiptarët në Amerikë e konsiderojnë të padrejtë çdo vendim tjetër përveç lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.

“Flas në emër të krejt shqiptarëve në Amerikë kur them se kjo gjykatë është e padrejtë. Çfarëdo vendimi, përveç lirimit të heronjve tanë, është i padrejtë dhe i papranueshëm”, deklaroi Muliqi.

Ai u shpreh gjithashtu me urimin që dita e nesërme të jetë ditë feste për shqiptarët, në pritje të vendimit të Hagës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.