
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar para Gjykatës Speciale në Hagë ku pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hoxhaj tha se pret që ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm, duke theksuar se ata kanë qenë të pafajshëm gjithmonë, raporton Gazeta10.
“Ne presim që ata të shpallen të pafajshëm. Ata kanë qenë të pafajshëm dje, do të shpallen të pafajshëm edhe sot, do të jenë të pafajshëm përgjithmonë në zemrën dhe mendjen e çdo qytetari të Kosovës”, tha Hoxhaj.
Deklarata e tij u bë në ditën kur në Hagë pritet të nisë shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.