
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është deklaruar para hyrjes në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Konjufca tha se pret që vendimi i sotëm të jetë lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Sot është i pritshëm vetëm dhe vetëm një vendim për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë ata, dhe ky verdikt është një aktgjykim lirues për katërshen e UÇK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse dhe kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë për popullin tonë të Kosovës”, tha Konjufca.
Ai i bëri këto deklarata para hyrjes në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në ditën kur pritet shpallja e vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së./Gazeta10