Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Baton Haxhiu me lot në sy: Sot e kam përjetimin më të rëndë se për veten time, i kam shkruar një letër Thaçit

Gazeta10
16 September 2026 - 9:53

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu në Speciale në Kanal10 ka folur nën emocione të forta në ditën kur në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me lot në sy, Haxhiu tha se kjo është një nga ditët më të rënda për të, duke treguar se gjatë natës i ka shkruar një letër mikut të tij, Hashim Thaçit.

Ai tha se letra do të publikohet në varësi të verdiktit që do të shqiptohet nga trupi gjykues.

“Sot e kam përjetimin më të rëndë se sa për veten time, sepse s’ka të bëjë me njeriun, s’ka të bëjë me emra të përveçëm. Isha duke shkruar një letër e cila më ka lënë deri në mëngjes. I kam shkruar letër mikut tim Hashim Thaçi. Në bazë të verdiktit që del, do ta botoj edhe letrën”, tha Haxhiu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.