Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grenell i reagon Marta Kosit: Nuk është drejtësi por njollë për Evropën, financimi për këto gjykata radikale të ndërpritet

Gazeta10
16 September 2026 - 18:04

Emisari ameirkan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Gjykata e Hagës është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit të saj, me arsyetimin se të dënuarit mund të apelojnë.

Grenell ka thënë se është e turpshme të mbahet dikush në burg për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë.

“Jo. Të mbash dikë në burg për 6 vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj – dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.