Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i stafi të presidentës: Serbët e Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës

Gazeta10
06 November 2022 - 13:50

Blerim Vela, shef i stafi të presidentës Vjosa Osmani, ka thënë se serbët vendor të Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës të thirrur sot nga Lista Serbe, raporton Gazeta10.

Ai tha se ata nuk duan të jenë “mish për top” për regjimin e Aleksandar Vuçiqit.

“Serbët vendorë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit.”, shkroi Vela.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.