Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK zhvillon ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”

Gazeta10
18 September 2026 - 9:36

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka zhvilluar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”, përmes të cilit është synuar vlerësimi i gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të Kompanisë së Armëve.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, fokusi i ushtrimit ishte te aftësitë e skuadrave për manovrim, reagim dhe zbatim të veprimeve taktike në situata të simuluara luftarake.

“Përmes tyre u vunë në provë niveli i përgatitjes individuale dhe kolektive, si dhe aftësitë e pjesëtarëve për të reaguar dhe vepruar në mënyrë të koordinuar. Ushtrimi shërbeu gjithashtu për identifikimin e fushave për përmirësim dhe konsolidimin e mësimeve të nxjerra, me synim rritjen e mëtejshme të gatishmërisë dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të njësisë”, thuhet në njoftimin e FSK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 September 2026
Lajme
19 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.