Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Incidenti me Aida Dërgutin, deklarohet policia: Është suspenduar një zyrtar policor i trafikut

Gazeta10
18 September 2026 - 19:59

Policia e Kosovës ka tentuar sot të ndalojë Aida Dërgutin e PDK’së nën pretendimin se, siç u raportua, shkeli rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës së sotme të OVL UÇK’së. Kjo çoi në një përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kundërshtuan ndalimin e saj.

Rreth këtij rasti, ka folur tëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ky i fundit ka njoftuar se, lidhur me këtë, PK’ja suspenduar një zyrtar policor të trafikut.

‘’Referuar kërkesës suaj ju konformojmë se, Policia e Kosovës bazuar në udhëzimet dhe  procedurat e parapara, ka suspenduar një zyrtarë policor të trafikut, i cili ka qenë i përfshirë në një rast para fillimit të protestës së sotme në kryeqytet’’, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.