
Ish-i burgosuri politik, Bislim Zogaj, ka rrëfyer për torturat që thotë se i ka përjetuar gjatë kohës së burgosjes.
“Jam njëri nga ata që ka përjetuar torturën dhe ende nuk është dënuar dikush për këto të bëra. Personalisht, gjatë një muaji e gjysmë në burg, kam përjetuar tortura më çnjerëzore, deri aty sa më kanë rënë të dhjetë thonjtë nga goditjet”, tha Zogaj.
Ai kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, janë interpretuar torturat gjatë procesit gjyqësor në Hagë./Gazeta10