Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

31-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike teksa peshkonte në Drinin e Zi

Gazeta10
20 September 2026 - 17:21

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Sinë, në Njësinë Administrative Arras, Bashkia Dibër, teksa dyshohet se ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi E. K. ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.