Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Gazeta10
21 September 2026 - 9:37

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të dielën në rrugën “Destan Billusha” në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes.

Më pas, në vendngjarje ka intervenuar njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili e ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.