Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmohet me thikë një person në Skenderaj, Policia po heton rastin si vrasje në tentativë

Gazeta10
21 September 2026 - 9:45

Një person është sulmuar fizikisht dhe me thikë të dielën mbrëma në Skenderaj.

Policia e Kosovës po e heton rastin si “vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20.

Dy persona dyshohet se e kanë sulmuar viktimën fizikisht dhe me mjet të mprehtë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë, thikë, nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.