Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin

Gazeta10
21 September 2026 - 9:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të vrarë pas luftës në Kosovë.

Kurti tha se në homazhe morën pjesë familja Bytyqi, kryebashkiakja e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë, shkruan Insajderi.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe rrëfimin e Ilir Bytyqit për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin e tyre dhe torturimin, duke thënë se trupat e tyre më pas u hodhën në varre masive.

“Rasti i vëllezërve Bytyqi dëshmon për krimet e kryera nga forcat shtetërore serbe, por edhe për drejtësinë që, 27 vjet më pas, ende mungon”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi.

“Prandaj, bashkë me shtetin amerikan, do të vazhdojmë ta kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmetin”, ka shkruar Kurti.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë luftës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.