Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Djali i Jakup Krasniqit: Babai më tha në telefon se prej vendimit jam akoma më i fortë!

Gazeta10
21 September 2026 - 19:40

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për gjendjen e babait të tij pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Krasniqi ka treguar se së fundmi ka biseduar me babain e tij, i cili po mbahet në Hagë.

Sipas tij, Jakup Krasniqi i ka thënë familjes se vendimi e ka bërë edhe më të fortë.

“Prej vendimit tha veç jam bërë më i fortë, kjo forca e tij është duke na dhënë forcë edhe neve si familje, kështu jemi krenar me të”, ka thënë Altin Krasniqi.

Ai ka shtuar se qëndrimi i babait të tij po i jep forcë edhe familjes në këtë periudhë.

Jakup Krasniqi është një nga ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë më 16 shtator.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.