
Nga Policia është thënë se referuar zhvillimeve aktuale sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve policor të komuniteti serb në pjesën veriore të vendit, saktësisht në zonën e drejtorisë së Mitrovicës së Veriut.
Tutje është theksuar se njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë doëzuar edhe pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara.
“Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”,u tha tutje nga Policia e Kosovës.
Duhet përkujtuar që një numër i madh i serbëve kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve të deritanishme bëhet fjalë për mbi 300 zyrtarë policorë, ndërsa për nesër është paralajmëruar edhe dorëheqja e 150 zyrtarëve të tjerë policorë nga komuniteti serb.
Pak më parë policët serbë theksohet të jenë larguar edhe nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.