
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar në selinë e partisë me ambasadrin britanik, Jonathan Hargreaves, njoftoi kjo parti në Facebook.
LDK-ja tha se në takim u diskutua “për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve”.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore të LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, njoftoi LDK.
LDK-ja tha se “kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e LDK-së ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike”.