Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset një shqiptar i Kosovës në Tiranë

Gazeta10
25 September 2026 - 16:18

Një shtetas nga Kosova është plagosur me armë zjarri pranë zonës së Zogut të Zi në Tiranë.

Sipas raportimeve të Shqiparja.com, kosovari është qëlluar në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, deri më tani ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit.

Policia ka nisur mbledhjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.