Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

Gazeta10
25 September 2026 - 16:24

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj do t’i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ajo do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve dhe do të këndojë gjatë mbrëmjes.

Në ditën e dhjetë të protestës do të flasin edhe organizatori Çlirim Haziri, studentja Anisa Rukiqi dhe veteranja e luftës çlirimtare Meli Bajrami.

Numri i pjesëmarrësve po shtohet çdo natë, ndërsa mbështetja e madhe dhe revolta ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë po i mbajnë qytetarët të bashkuar në shesh.

Protesta nis sonte, më 25 shtator, në orën 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.