Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për George Washingtonin e Kosovës

Gazeta10
25 September 2026 - 17:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, foli për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe kujtoi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shprehu keqardhje për mungesën e Thaçit në këtë aktivitet.

“Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi”, u shpreh Rama.

Rama tha se Thaçi nuk është sot pjesë e këtij takimi, duke e lidhur këtë me atë që e cilësoi si një tradhti ndaj tij.

“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptar Sal Rusi. Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot pjesë këtu, sepse ky vend e tradhtoi, jo Biden-i e tradhtoi, sepse edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Washingtonin e Kosovës”, tha Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.