Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, e pret Hoxha

Gazeta10
25 September 2026 - 18:11

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim zyrtar shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.

Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.

Nga PK-ja bëjnë të ditur se u diskutua rreth situatë së sigurisë në Kosovës si dhe bashkëpunimit reciprok në interes të sigurisë së përgjithshme.

“Me këtë rast drejtori i përgjithshëm, z. Hoxha falënderoi z. Lopes për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët” thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.