
Kreu i OVL- UÇK në Podujevë, Rafet Llapashtica ka folur për organizimin e protestës në Llap, ku sipas tyre ata nuk e pranojnë aktgjykimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së.
Ai për Kanal 10 ka deklaruar se nuk do t’i ndalin protestat ngase aktgjykimi i Hagës është i padrejtë duke e ditë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare.
Ai ka paralajmëruar edhe organizim të madh me 1 Tetor në Prishtinë ku pritet të mbahet protestë e madhe gjithëpopullore.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10